23 Prill, 2018 - 8:35 pm
Poezi nga Brikenë Ceraja-Beka
Rrugëve të heshtura
Ecën Nënëlokja e kohës
Ka më se një orë
Që ndjek zërat që i dëgjon
Ka më se një javë
Bisedon me ta në heshtje
Ka një dekadë që ecën
Rrugëve të heshtura
Në pritjen e lindjes së re
Eh!…
Edhe pas një shekulli
Do ta presë kthimin e diellit
Do t’i presë eshtrat
O njerëz!
Ktheni kokën mbrapa
Shikoni Nënëloken
Rrugëve të heshtura
Ec e pret
Pret e ec
Pret kohën e pakohë
Pret lindjen e diellit
Pret e pret… /KultPlus.com