Producentja Avdiu: Skena e Festivalit të Këngës do të jetë e hapur dhe shumëngjyrëshe

21 Tetor, 2024 - 8:08 pm

Producentja ekzekutive e Festivalit të Këngës në RTK, Arta Avdiu, për këtë edicion tha se realizimi i Festivalit të parë të Këngës ka qenë ëndërr për ne, teksa shtoi se interesimi ka qenë i kahershëm për organizimin e një festivali të tillë, por që, sipas saj, ka munguar vullneti politik për të mbështetur një ngjarje të tillë.

Ajo tha se për realizmin e një festivali të tillë duhet para së gjithash një buxhet goxha i madh, teksa falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe kryetarin e Prishtinë, Përparim Rama për mbështetjen, si dhe organizate tjera të Komunës së Prishtinës.

Ajo krahason skenën e Festivalit të Këngës më skena të tjera të Evropës.“Kemi dashur që të realizohet sikurse që realizohet në Sanremo, Eurovizion, sikundër shumë festivale dhe spektakle të tilla”, theksoi Avdiu.

Ajo bëri të ditur se skena në këtë festival do të jetë më e madhe në sipërfaqe, dyfishi i hapësirës që ishte në vitin e kaluar.

“Skena është shumëngjyrëshe, skena do të jetë më e hapur, do të xhirohet në gjithë sallën e Festivalit të Këngës, do të jetë edhe publiku i ndriçuar, edhe juria, gjithçka, gjithë salla do të jetë e ndriçuar, në mënyrë që të mos jetë vetëm pjesa ballore, pjesë qendrore e Festivalit të Këngës, por të jenë pjesë edhe ata që vijnë aty që do të kalojnë tre net të festivalit”, tha Avdiu.

Ajo bëri të njohur se pothuajse do të jetë ekipi i njëjtë organizativ që ka qenë në vitin e kaluar, teksa shtoi se në këtë edicion do të jetë ekipi nga Mali i Zi, që do ta bëjë transmetimin e edicionit, etj.

Përgatiti:M.Miftari/ KultPlus.com

Të ngjajshme