Prova e parë e këngëtares shqiptare Eleni Foureira për Eurovizion, kjo është performanca e saj (VIDEO)

30 Prill, 2018 - 8:35 pm

Tashmë janë duke u realizuar provat e para të konkurrentëve për garën e madhe të muzikës Eurovizion dhe një provë të tillë tashmë ka mbajtur edhe këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila këtë vit përfaqëson Qipron.

Ajo duket mjaftë dinamike në skenë, e cila përcillet në performancë edhe nga grupi i saj .
Shqiptarja që do të këndojë këtë vit për Qipron në Eurovizion, ka kënduar këngën “Fuego”.
Foureira është me origjinë nga Fieri i Shqipërisë dhe ka një karrierë pë tu lakmuar, në Greqi. Kënga e saj është kompozuar nga Alex Papaconstantinou, shkruan KultPlus.

Qipro, si rezultat më të mirë në Eurovizion ka pozitën e pestë, në vitin 1982, 1997 dhe 2004.
Qipro ka debutuar në Eurovizion në vitin 1981 dhe ka marrë pjesë në garë gjithsej 34 herë./KultPlus.com


Të ngjajshme