Publikohen nominimet e “Grammy Awards”, Bebe dhe Dua garojnë për çmimin e njëjtë

7 Dhjetor, 2018 - 5:06 pm

Nominimet për 61 vjetorin e “Grammy Awards” janë shpallur këtë të premte drejtpërsëdrejti në “CBS This Morning”.

Këngëtarja SJanelle Monáe së bashku me Alessia Cara dhe Shawn Mendes shpallën disa nga të artistët e nominuar. Monáe u emocionua kur albumi i saj “Dirty Computer” ishte nominuar në kategorinë “Albumi i vitit”. Artistja më e nominuar në disa kategori është këngëtarja shumë e përfolur këtë vit, Ariana Grande.

Në “Grammy Awards” janë të nominuara edhe dy artistet shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Të dy artistet janë të nominuara në kategorinë e njëjtë për “Artisti më i mirë i ri”.

Artistet shqiptare janë nominuar edhe në kategori të tjera, Dua Lipa është e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë dance” më këngën “Electricity”, e cila është në bashkëpunim me Silk City-n, Diplon dhe Mark Ronson. Ndërsa, Bebe Rexha në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë kauntri/Performanca më e mirë në grup” me këngën “Meant To Be”, e cila është në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Listën e të gjithë të nominuarve në 84 kategori mund ta gjeni në këtë link. Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt të vitit 2019 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “CBS”./KultPlus.com

Të ngjajshme