29 Korrik, 2019 - 11:22 am
Poezi nga Konstandin Kavafi
The: Do shkojë në tjetër tokë, do shkojë në tjetër det.
Ndonjë qytet tjeter do gjendet më i mirë e më i lumë
Çdo përpjekje që bëj këtu është një dështim më shumë;
dhe si I vdekuri në varr zemra ime s’njeh gaz.
Gjer kur do ta durojë shpirti im këtë maraz?
Ngado që i kthej syte, ngado që kthej vështrimin,
këtu shoh veç gërmadhat e zeza dhe shkretimin e jetës që jetova,
që prisha e rrënova kaq vjet
Vise e dete të tjerë s’do gjesh; e ke të kotë.
Do të të ndjekë pas qyteti. Rugët ku do endesh po këto do jenë.
Do plakesh, ja, këtyre vendesh;
dhe shtepitë ku do thinjesh do jenë gjithë po këto
Do mbërrish përherë te ky qytet. Për gjetiu- mos shpreso –
nuk ka anije për ty, nuk ka rrugë. Për fare
siç e rrënove jeten këtu, te kjo kamare e vogël,
e ka rrënuar gjithandej në botë.
(1910)