Reagon gazetari i komunitetit rom për termin “maxhup-gabel”: Ne romët kemi emër (VIDEO)

24 Dhjetor, 2020 - 12:29 am

Denis Galushi, gazetari i Radio Kosovës ka reaguar  për termin “maxhup-gabel”, duke iu referuar këtyre termeve që po përdoren edhe nëpër debate televizive.

KultPlus ju sjell reagimin e plot të Denis Galushit, i cili ka theksuar se romët janë të vetmit në rruzullin tokësor që emrin etnik e kanë të lidhur me qenien njerëzore.

Reagimi i plot:

Nese termi pezhorativ “maxhup-gabel” nenkupton dicka te keqe, e flliqur, e ulet, atehere me kete term nuk duhet te ofendohemi ne, romet, sepse nuk i perkete ekskluzivisht romeve. Pra, mund te kemi:

– maxhup/gabel shqiptar,
– maxhup/gabel amerikan,
– maxhup/gabel turk,
– maxhup/gabel boshnjak…,

E nese perdoret ose deshirojne ta perdorin vetem per romet, atehere gabim e kane.

Sepse ne, romet, kemi emer, dhe NUK duhet me te lejojme te identifikohemi me emra tjere pezhorativ.

Jemi i vetmi popull ne bote qe emrin etnik e kemi te lidhur me qenien njerezore.

Pra, nga romishtja: rom-njeri, roma-njerez.

Etnikisht jemi 30 milion rome ne bote, ndersa terminologjikisht 8 miliarde ne bote jane rome-njerez!

Pra, nese i thoni dikujt mos u bo maxhup/gabel, ma mire kishte me qene me ju thone.

“Sillu mire. Behu rom”.

P.S.

Shprehja e lire ndonjehere mund te jete realitet i hidhur, por nuk eshte ofenduese dhe jo e rrezikshme per shoqerine.

Ndersa, ofendimi eshte lendues, nuk eshte realitet, por eshte i rrezikshem qe pastaj te shperthen ne dhune, dhe nuk nenkupton shprehje e mendimit te lire. / KultPlus.com

Të ngjajshme