29 Mars, 2020 - 8:12 pm
Artisti i njohur Gani Llalloshi ditëve të fundit ka nisë të realizojë piktura me portretet e miqve të tij, të cilët do të jenë në kuadër të projektit të tij “Rri n’shpi”, shkruan KultPlus.
Ai, fotografitë e miqve të tij është duke i shndërruar në pikturë, në këtë kohë karantine, ku tashmë ka realizuar një numër të madh të pikturave.
Gani Llaloshi ka njoftuar për KultPlus se këtë iniciativë e ka nisë në këtë kohë pandemie, dhe pothuajse çdo ditë është duke e realizuar nga një pikturë.
Gani Llalloshi jeton në Slloveni, kurse pikturat që po u bën miqve të tij, janë në sistem elektronik, ku portretet e tyre po shndërrohen në piktura, nga një laps poashtu elektornik. Ai deri mw tash ka realizuar /KultPlus.com