1 Korrik, 2019 - 8:00 pm
Repubilka e Shqipërisë i dha titullin ”Ambasador i Kombit” poetit e publicistit Shani Pnishi i cili jeton e vepron në Kanada.
“Në një ceremoni organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ottawa, Kanada, m’u dorëzua titulli “Ambasador i Kombit”. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në çdo hap, veçanërisht gruan time Albana Hisenaj-Pnishi dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit”, ka shkruar Pnishi.
Shani Pnishi u lind në Demjan të Hasit të Gjakovës. Studioi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe më pas Shkenca Politike në McMaster University në Hamilton të Kanadasë. Pnishi merret me poezi dhe publicistikë. Ka të botuar dy libra me poezi: “99” dhe së fundmi librin “Këtu dhe atje”. Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit dhe mjaft aktiv në jetën kulturore shqiptare në Kanada.