Shkolla Finlandeze nesër hap kampusin më inovativ në rajon

24 Maj, 2019 - 5:25 pm

Me 25 maj nga ora 10:00, Shkolla Finlandeze e Kosovës këtë të shtunë hap kampusin e ri dhe madhështor, të dizajnuar sipas standardeve finlandeze të dizajnimit të mjediseve mësimore.

Kampusi përveç  12 klasave dhe 12 laboratorëve profesionale, ka edhe hapësirën për kopsht për fëmijët 2-5 vjeç, hapësirën për shumë qëllime, menzën si dhe qytezën brenda kampusit, të quajtur Koonta.

Kaija Leena Salovaara, drejtoreshë e shkollës tha se kampusi është ndërtuar sipas standardeve më të larta finlandeze dhe është një vend ku fëmijët tanë studiojnë, eksplorojnë, mësojnë, ushqehen, jetojnë dhe punojnë. Është një vend ku fëmijët gjejnë lumturinë, duke transformuar vetveten dhe shoqërinë.

Me ketë rast, të shtunën me 25 maj nga ora 10:00, Shkolla bën hapjen e kampusit më një panair të Shkencës dhe Inovacionit. Pjesëmarrja është e hapur edhe për publikun, por paraprakisht kërkohet të regjistroheni në linkun https://bit.ly/2GTDTXr

Me sistemin  numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës.

Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për me shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo në Facebook:  www.facebook.com/ShkollaFinlandeze./ KultPlus.com

Të ngjajshme