22 Mars, 2019 - 8:40 pm
Nezir Kraki
Shpresë t’ vetme kishim
kohën,
Por edhe ajo na tradhtoi.
U bë me ta, I përkëdheli, I forcoi.
Tash ku të shkojmë ne?
…kur koha s’ na njeh, kur
koha s’ na prêt.
Si të shpresojmë prapë kur ëndrra jonë u tret?
Ta lusim kalendarin ta
ndalojë atë vrap?
Apo t’i lusim t’ pangopurit të ‘hanë’ më pak?
Është lutje e humbur se ata s’
do ndalen,
Si kalendari me kohën, ata me ne do tallen.
E ku të shkojmë atëherë,
rrugë tjetër a kemi?
Ta rikthejmë shpresën…
…apo të mbesim këtu ku jemi?
Paris 19 mars 2019./ KultPlus.com