10 Nëntor, 2023 - 5:00 pm
Qendra Muzeore Durrës organizoi dje në sallën Black Box të shkollës “Jan Kukuzeli” një takim dhe bashkëbisedim me urbanistin Artan Kacani, autor i një studimi mjaft serioz mbi historinë e planifikimit dhe zhvillimit urban të Durrësit.
Takimi synonte përfshirjen dhe ndërgjegjësimin e publikut për të drejtën dhe përgjegjësinë tonë lidhur me qytetin, duke vlerësuar mungesën e një trashëgimie kulturore të demokracisë dhe pjesëmarrjes publike në çështjet e urbanizmit.
Takimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve në lidhje me eficiencën dhe cilësinë e dizajnit urban në Durrës, parimet e urbanizmit dhe pasqyrimin e tyre në realitetin tonë, rrezikun e trashëgimisë dhe nevojën e përfshirjes qytetare./atsh/KultPlus.com