27 Mars, 2019 - 10:08 pm
Poezi nga Alda Merini
Grua, e brishtë a e bëshme, zanafillë e parajsës,
je fara e fajit
edhe në sytë e Zotit,
megjithë luftërat e tua të shenjta
për emancipim.
E shqyen bukurinë tënde
dhe veç një skelet bukurie mbeti,
që ende hakmarrje këlthet
dhe veç ti ja del
ende të qash.
Pastaj drejtohesh dhe sheh bijtë e tu,
kthehesh dhe pa fjalë mbetesh,
dhe e mrekulluar hesht
dhe atëherë, e madhe bëhesh, sa Toka
dhe me zë të lartë ja merr këngës tënde të dashurisë.
Burimi: Dante