21 Tetor, 2019 - 10:07 am
Pak pas ditëlindjes së 50-të, Leo Tolstoi u zhyt në një krizë të thellë shpirtërore, ndaj vendosi të gjente kuptimin e jetës. Dhe si arrihet një gjë e tillë? Duke lexuar. Duke lexuar punët e filozofëve të njohur në të gjithë botën, duke u njohur me traditat fetare dhe duke zbuluar ngjashmëri në mënyrën e përballjes së tyre me të vërtetën e shpirtit njerëzor.
Por pavarësisht devotshmërisë në të lexuar, Tolstoi konsideroi disa libra specifikë, që patën ndikim të madh në formimin e tij. Kështu, në moshën 63-vjeçare, në një letër drejtuar një miku të tij, ai përzgjodhi një listë të tillë me libra që i kishin bërë më shumë përshtypje në jetën e tij.
Tolstoi i ndan librat që duhen lexuar në pesë faza jetësore dhe i rendit bazuar në cilësinë e tyre nga “shumë i mirë” në “i shkëlqyer” në “i jashtëzakonshëm”. Nga lista kuptojmë se Tolstoi i konsideron vitet e adoleshencës si më formueset.
Faza I: Fëmijëria deri në moshën 14-vjeçare
Shumë të mirë
“Njëmijë e një net”
Poemat e Pushkinit: ”Napoleoni”
Të shkëlqyer
“Pula e vogël e zezë” – Antony Pogorelsky
Të jashtëzakonshëm
Historia e Josefit në Bibël
Përralla folklorike nga Dobrynya Nikitich, Ilya Muromets, Alyosha Popovich
Faza II: Mosha 14 vjeç – 20 vjeç
Shumë të mirë
“Pushtimi i Meksikës” – William Prescott
“Përrallat e së mirës dhe së keqes” – Nikolai Gogol
Të shkëlqyer
“Udhëtimi sentimental” – Laurence Sterne
“Hero i kohëve tona” – Mikhail Lermontov
“Polinka Saks” – Aleksandr Druzhinin
“Frymë të vdekur”a – Nikolai Gogol
“Eugjen Onjegini” – Aleksander Pushkin
“Xhuli ose “Heloisa e re” – Jean-Jacques Rousseau
Të jashtëzakonshëm
Ungjilli i Mateut – “Predikimi në mal”
“Rrëfimet” – Jean Jacques-Rousseau
“Emil” – Jean Jacques-Rousseau
“Viy” – përralla të zgjedhura – Nikolai Gogol
“David Koperfilld” – Charles Dickens
Faza III: Mosha 25 – 30 vjeç
Shumë të mirë
Poema – Tyutchev
Poema – Koltsov
“Iliada dhe Odise”a – Homeri
Poema – Afanasy Fet
Dialogët – Platoni
Të shkëlqyer
“Herman dhe Dorothea” – Johann Volfgang Goethe
“Katedralja e Parisit” – Viktor Hygo
Faza IV: Mosha 35-50 vjeç
Shumë të mirë
Novela – Henry Wood
Novela – George Eliot
Novela – Anthony Trollope
Të jashtëzakonshëm
“Të mjerët” – Viktor Hygo
Faza V: Mosha 50-63 vjeç
Shumë të mirë
“Diskurse mbi tema fetare” – Theodore Parker
Predikimet e Robertson
Të shkëlqyer
Libri i gjenezës
“Progresi dhe varfëria” – Henry George
“Thelbi i kristianizmit” – Ludvig Feuerbach
Të jashtëzakonshëm
Mendime – Blaise Pascal
Epikuri –
Konfuci – Mësime
Lao-Tzu – Mësimet
Përgatiti: E. Qose nga botimeshqip / KultPlus.com