5 Dhjetor, 2020 - 10:29 pm
E përjavshmja amerikane “Time” i ka vënë kryqin vitit që po mbyllet 2020, nga makthi i pandemisë.
Në artikullin e revistë theksohet se 2020 do të mbahet mend edhe për “përsëritjen e katastrofave natyrore.
Një kopertinë me sfond të bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq.
E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin: “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”.
Ka gjithashtu referenca për vdekjen e figurave të tilla si Ruth Bader Ginsburg, John Lewis, Kobe Bryant, Chadwick Boseman dhe George Floyd.
“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka pasur vite të këqija në historinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek në artikullin hapës./ KultPlus.com