Treni që e fotografonte bota

14 Mars, 2019 - 2:30 pm

Dije Demiri Frangu

13 Prill,1999

Kishte pas vdekur ajri frymë nuk jepte
Kufomë e ujit kundërmonte deri mbi re
Hija e vdekjes kishte rënë syve të qytetit
Sa vështirë ishte s ‘mund qeshej 
S’mund vajtohej 
zërat i kishin pas varrosur thellë 
në mesjetë diku groposur i kishin
ooo vetëm frika rridhte si ujë shtatëzënash
para lindjes
nëpër fytyrat tona plot stërkala vdekjeje
shiheshin

e unë pata plasur atë ditë prilli
si bubullimë qielli plasa
shava 
mallkova për herë të parë në jetë
e ika
me trenin që e fotografonte bota./ KultPlus.com

Të ngjajshme