9 Tetor, 2018 - 3:20 pm
Elton John, ylli i popit britanik, i cili nisi në shtator në SHBA turneun botëror të lamtumirës, do të vijojë në Europë, përfshirë katër shfaqje në Francë vitin e ardhshëm, njoftoi sot agjenti i tij.
Këngëtari 71-vjeçar do të performojë në stadiumin ”Pierre-Mauroy” në Lilë më 18 qershor, në ”AccorHotels Arena” në Paris më 20 qershor, në ”Arkea Arena” në Bordo më 22 qershor dhe në “Arenes de Nimes” më 23 qershor.
Biletat për katër koncertet do të dalin në shitje të mërkurën më 17 tetor.
I njoftuar në janar, turneu i quajtur “Farewell Yellow Brick Road” do të shfaqë Elton John të këndojë në më shumë se 300 data në tre vite në të gjithë botën. Të 76 shfaqjet e para në Amerikën e Veriut tashmë janë të mbyllura./KultPlus.com