12 Prill, 2023 - 8:31 pm
Rexhep Çeliku dhe Liliana Cingu, shquhen si mjeshtër dhe ikona të vallëzimit të valles shqipe, shkruan KultPlus.
Çeliku dhe Cingu për vite me radhë kanë qenë antarët më të dalluar të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë.
Për kontributin e dhënë gjatë jetës së tyre në prezantimin dhe ruajtjen e valles shqipe, iu janë dhënë çmimet ‘Nderi i Kombit’nga Republika e Shqipërisë.
KultPlus ju sjell një vallëzim të mahnitshëm të legjendave të valles shqipe, të realizuar në vitin 1988/KultPlus.com