Varianti Omicron detyron Shqipërinë të vendosë masa të reja për mbrojtje nga virusi

4 Janar, 2022 - 12:38 pm

Rastet e reja me variantin e ri, Omicron, të paraqitura në Shqipëri kanë detyruar Qeverinë të vendosë masa të reja kundër virusit COVID-19, përcjell KultPlus.

Komiteti Teknik njoftoi në mbledhjen e fundit se nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Ndërkohë ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. ​

Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve, raporton A2CNN. /KultPlus.com

Të ngjajshme