29 Korrik, 2019 - 11:00 am
Legjenda e Disney, Russi Taylor, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.
Disney njoftoi se aktorja, e cila ka qenë zëri zyrtar i Minnie Mouse për më shumë se 30 vjet, vdiq të premten më 26 korrik në Glendale të Kalifornisë, transmeton Klan Kosova.
“Minnie Mouse humbi zërin e saj me vdekjen e Russi Taylor”, tha Bob Iger, shef ekzekutiv i kompanisë Walt Disney.
“Për më shumë se 30 vjet, Minnie dhe Russie punuan së bashku për të argëtuar miliona njerëz në mbarë botën. Ne jemi mirënjohës për talentin dhe bashkëpunimin e saj. Ajo ishte e jashtëzakonshme. Ishte nder që punova me të”. / KultPlus.com