Vepra “Maqedonia” e Buxhovit në gjuhën angleze po depërton në Universitetet Amerikane

14 Korrik, 2021 - 10:24 am

Vepra “Maqedonia nga atika deri te koha jonë” e historianit Jusuf Buxhovi, e cila këto ditë u botua në anglisht në SHBA nga shtëpia botuese amerikane e Houstonit “Jalifat Publishing”, ka filluar të depërtojë në universitetet amerikane.

Siç kishte vepruar edhe me “Kosovën” në tri vëllime, botuesi amerikan, misionin për shpërndarjen e kësaj vepre, e filloi në University of Wisconsin pjesë e te cilit është edhe University of Wisconsin Whitewater. Me këtë rast, botuesi amerikan, Ramiz Tafilaj, u prit nga drejtori i bibliotekës universitsare, Paul D. Waelchi, i cili u falemenderua për faktin se biblioteka e tij, tashma, krahas “Kosovës” në tri vëllime, vepër kjo , si tha është ndër më të kërkuarat e dy viteve të fundit për historinë shqiptare, ka edhe veprën “Maqedonia”, e cila futet në konkurencë me shumë e shumë sosh nga autorë të njohur botërorë.

Se “Kosova” në anglisht dhe tash “Maqedonia” në universitet amerikane përcillen me interesim, këtë e dëshmoi edhe një bisedë televizive që më këtë rast u zhvillua në televizionin e unviersitetit Wisconsin, me ç’rast botuesi Tafilaj foli për zhvillimet historike ne Kosove si dhe përpjekjet që e vërteta e saj historike të gjejë pasqyrim objektiv shkencor në botë edhe nga autorët shqiptarë. Profesori i komunikimit publik z. William Lowell foli per randësinë e librit “Maqedonia” duke e vlerësuar punën e historianit Jusuf Buxhovi si të rëndësishme, meqë, si tha, në këtë anë të Atlantikut ka pas mjaft paqartësi rreth historisë së popullit më të vjetër dhe kompakt te Ballkanit.

Kjo ka bërë që tek historianët e rinjë të ndryshohet diskursi për shqiptarët i imponuar nga historianët serbë dhe sllavë, të cilët në përgjithësi mundohen që me mite ta shtrembërojn historinë, ku çështja e Maqedonisë është ndër më të keqpërdorurat në këtë drejtim ngaqë prej saj përjashtohen fare shqiptarët. Duke u ndërlidhur me këtë çështje, botuesi Tafilaj theskoi se libri nuk flet për Maqedoninë në kufit politik, por për rajonin Maqedoni ku duke u bazuar ne fakte historik, nga autori shihet pjesë e botës shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë./ KultPlus.com

Të ngjajshme