17 Gusht, 2017 - 6:53 pm
Debati i ashpër në mes Vlora Çitakut dhe Ivica Dacicit, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit ka marrë vëmendjen e medieve të vendit por edhe atyre të rajonit, shkruan KultPlus.
Përpos fjalëve që ka thënë Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Washington Dc ka pasë edhe një aksesor mjaft simbolik të vendosur në anën e majtë të saj, një shqiponjë, pikërisht për t’iu përgjigjur edhe në anën vizuele dilemës së Dacicit për kombësinë e Çitakut, e cila e ka sugjeruar Dacicin që të lexojë historinë./ KultPlus.com