19 Korrik, 2019 - 6:00 pm
Honore de Balzak, ishte njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjysmës së parë të shekullit 19. Ai lindi në Turs më 20 maj të vitit 1799. Studioi për oratori dhe letërsi në Vendome, aty dhe e nxjerri në pah talentin e madh për letërsi.
Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i pasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më së miri. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzaku për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.
Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodleri e përshëndete si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën “Komedinë njerëzore” vepër madhore me përmasa botërore.
Veprat më të rëndësishme të Balzakut
“Xha Gorio”, “Evgjeni Grande”, “Fajdexhiu”, “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve”, “Iluzionet e humbura”, etj…
Balzaku është i njohur edhe për shumë thënie me vlerë për shoqërinë, jetën, dashurinë…
KultPlus jua sjellë disa prej tyre:
“Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e së cilës do të gjesh faljen”.
“Vetmia është e këndshme, por secili ka nevojë për dikë që t’ia thotë këtë gjë”.
“Gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”.
“Është absurde të mendosh se si dikush nuk mund ta dojë një femër përgjatë gjithë jetës. Është njësoj si të mendosh se një artist i mirë ka nevojë për disa violinë që të ekzekutojë një melodi”.
“Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukura”.
“Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit”.
“Të lexuarit na sjell miq të panjohur”.
“E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna”. /KultPlus.com